Freski që vjen nga fushat këtu pranë

Ferma jonë moderne ka një sipërfaqe prej rreth 200,000 m2 dhe ndahet në 3 parcela dhe 4 stalla me nga 2,800 m2 secila, duke mundësuar kështu një kapacitet prej rreth 1,500,000 pulash në vit.

E ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane dhe me hapësira të bollshme, si asnjë pulari tjetër në tregun vendas, ferma mundëson mirëqenien absolute të shpendëve. Zogjtë tanë rriten me një cikël prej 35-45 ditësh, i cili pasohet nga një periudhë dezinfektimi 10-ditore, duke mundësuar shtatë cikle të plota prodhimi çdo vit. Përkushtimi ynë për një bujqësi të qëndrueshme dhe etike mbështet jo vetëm mirëqenien e zogjve tanë, por pasqyron edhe përgjegjësinë tonë ndaj komunitetit dhe mjedisit.

PROCESET TONA

Teknologjia e fundit për cilësi natyrale

Recipe Image

Teknologji e avancuar

Shëndeti dhe mirëqenia e konsumatorëve tanë është prioriteti ynë kryesor. Ndaj, për të ofruar produkte cilësore, sa të shëndetshme aq edhe të shijshme, ne zbatojmë praktika të qëndrueshme bujqësore dhe vazhdimisht kërkojmë metoda inovative për të përmirësuar proceset tona.

Në bashkëpunim me kompaninë lider në botë, Meyn, kemi aplikuar teknologjinë më të fundit holandeze në fermën tonë, për të ofruar parametrat më të larta në trajtimin e mishit të zogut të pulës.

Bio-siguri

Në bashkëpunim me kompaninë lider në botë, Meyn, kemi aplikuar teknologjinë më të fundit holandeze në fermën tonë, për të ofruar parametrat më të larta në trajtimin e mishit të zogut të pulës.

Recipe Image
Recipe Image

Ushqim jo-OMGJ

Zogjtë tanë gëzojnë një dietë të shëndetshme dhe të pasur e cila nuk përmban hormone, antibiotikë apo OMGJ. Ushqimi i tyre vjen nga kompania 130-vjeçare holandeze De Heus, lider evropian në prodhimin e dietave ushqimore për pulat.

Mjedisi ynë

Për të ardhmen tonë

Për shkak të konsumit ekstrem të energjisë elektrike dhe prodhimi të tepërt të mbetjeve organike, rritja e pulave mund të ndikojë ndjeshëm në mjedis. Ndaj, ne në ALPOL, jemi krenarë për përdorimin e teknologjisë më të fundit për të minimizuar pasojat afatgjata që proceset tona mund të kenë në tokën tonë.

Mbetjet organike trajtohen dhe shndërrohen në produkte të ripërdorshme përmes makinerive të përpunimit të mbeturinave. Duke instaluar panele diellore mbi çatitë tona, ne synojmë të prodhojmë dhe të tejkalojmë energjinë e nevojshme për fermën. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që të gjithë të shijojmë ushqim të shkëlqyer, pa bërë asnjë kompromis me ruajtjen e mjedisit.